Tre terroristët dalin para Gjykatës

Tre terroristët e arrestuar në aksionin e të dielës në veri të Mitrovicës, janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca.

Në departamentin special, është paraparë që seanca të nis në orën 10:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.

Sipas Prokurorisë, kërkesa është bërë kundër tre të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *