Pohimet e Mickoskit për USB-në nga Gruevski, Xhaferi: Insinuatë dhe spekulim i pastër

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarët ka demantuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan mickoski, i cili tha se ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka dhënë Xhaferit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, zarf dhe USB, me përmbajtje për ndryshimet e Kodit Penal. Xhaferi tha se këto janë spekulime të Mickoskit për të ikur nga realiteti.

“Kam thënë dhe sërish do ta them. Kjo është politika ditore e dikujt për të ikur nga gjendja reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër, se gjoja kam marrë ndonjë dokument nga Gruevski”, tha Xhaferi./tv21.tv

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *