Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kanë njoftuar se drejtori Ejup Rustemi ka isnpektuar punimet për ndërtimin e rrugës rajonale R2246, aksi rrugor Izvor (Burrimi) – Ura e Garit. Kjo rrugë që lidh qytetin e Kërçovës dhe Dibrës është pjesë e rrugës së Arbërit dhe është në gjatësi prej 19 km.
“. Me ndërtimin e rrugës do të reduktohet koha e udhëtimit ndërmjet qyteteve Kërçovë dhe Dibër, si dhe ndërmjet vendbanimeve në rajonin jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mjetet për ndërtimin e këtij aksi rrugor janë siguruar nga buxheti I NPRRSH”,- kanë shkruar në rrjetet sociale nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.