Fronti Opzitar shqiptar në Maqedoni përmes një kumtese ka reaguar ndaj ngjarjeve në Kosovë ku mbeti i vdekur një polic dhe dy të tjerë u plagosën nga terroristë serb.
”Veprimi i djeshëm në Kosovë i terroristëve të mbështetur nga Serbia, është një tregues i qartë se qëllimet dhe politikat e Serbisë janë të njëjta si të Rusisë, e cila për momentin kryen agresion në Ukrainë. Prandaj faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, duhet të veprojnë që të mos lejojnë që në Ballkan të ndodh një Ukrainë e dytë. Vlerësojmë se SHBA si partnere dhe mike kryesore e shqiptarëve dhe Kosovës por edhe BE, të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat e mundshëm që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s. Me këtë veprim do të ndalohet skenari për një Ukrainë të dytë, do të garantohet integriteti territorial i Kosovës si dhe do të sigurohet paqja në të gjithë rajonin. Derisa Serbia nuk mund të shkëputet nga Rusia, paqen në Evropë dhe Ballkan e garanton anëtarësimi i Kosovës në NATO” – thuhet në kumtesën e përbashkët të Frontit Opozitar, AAA, BESA, LD.