Qeveria sot do të merr vendim për uljen e çmimeve të mbi 50 produkteve ushqimore

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë vendim me të cilin do të ulen çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore me të paktën 10 për qind. Çmimi referencë për uljen e çmimeve për 10 për qind është 1 gushti, ndërsa vendimi do të jetë në fuqi deri në fund të nëntorit të këtij viti. Produktet që përfshihen me vendimin në markete do të shënohen me çmim të garantuar.“Ka shumë më shumë se 50 produkte, por rreth 25 janë kategori të produkteve, që do të thotë se ka pemë – ka një lepezë të llojeve të pemëve, ka perime – ka lepezë të ndryshme të perimeve. Për sektorë të caktuar mund të zbatohet në mënyrë lineare për disa produkte nga prodhues dhe importues të ndryshëm. Si numër janë mbi 50 produkte që nga e mërkura duhet të kenë çmim të ulët”, tha sot në një konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *