Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nga sot kanë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se sot e ka nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson themelimin e pikave të përbashkëta Han i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë”.
Sveçla ka shkruar se marrëveshja ka për qëllim thjeshtësimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla./RTV21