Liga e Parë: Sileksi ndali rrugëtimin e fitoreve Shkëndijës, ndërsa Struga TL shkatërroi Bregallnicën në Shtip

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe një fitore e mysafirëve me  gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së shtatë  në elitën e futbollit vendor.  Befasinë më madhe  në këtë xhiro e bëri Sileksi në Kratovë duke e mundur  liderin në renditjen e tabelës Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 2-1. Autor të golave për Sileksin ishin Milosavljeviq  (58’)dhe Llazareviq (91’), ndërsa golin  pë kuqezinjtë e ka shënua  Cake në minutën e 85-të. Për ekipin tetovar ishte  kjo disfata e parë sezonale  pas  katër  fitoreve , një barazim dhe një humbje.

E dinim se do të vinte një ditë edhe humbja e parë, por unë personalisht mendoj se ndeshjen më të mirë apo më mirë të interpretuar nga skuadra jonë sot e humbëm. Personalisht mendoj se në ato goditjet nga distanca duhej të ishim më të kujdesshëm dhe më agresim për mos me lejuar ta godisnin portën, por sa i përket skuadrës tonë mendoj se kemi ndërtuar shumë mirë, kishim qarkullimin e topit, gjatë gjithë kohës kemi qenë në kërkim të golit dhe në momentin që barazuam menduam se do të merrnim edhe fitoren. Por jo që shkuam me çdo kusht ta merrnim sepse realisht mbrojtja ishte e pozicionuar dhe secili ishte në pozitën e vet, por thjesht ashtu si kemi marrë fitore në fund të takimeve, ja sot erdhi ndëshkimi. Ka deklaruar trajneri kuqezi Ardian Nuhiu.

Kampioni në fuqi  ekipi i Struga trim Lum  shënoi  fitore të  sigurte 3-1,  kundër Bregallnicës  në Shtip. Autor tè golave  ishin Kalpaçki  për vendasit (56′) , ndërsa  golat për Strugën i shënuan Besmir Bojku (6’), Besart Ibraimi  (77.)  dhe  Efoing (90’).  Pas ndeshjes  trajneri Shpëtim Duro ka deklaruar.

 Kartoni i dytë i Georgievskit ishte i drejtë dhe nuk mund të them asgjë në këtë aspekt, megjithatë mendoj se kartoni i kuq ndaj Bojkut nuk ishte i drejtë, duheshe vetëm i verdhëMund të them se ishte një fitore karakteri. Mendoj se këtë ndeshjeduheshe që ta mbyllnim që në pjesën e parë” – ka deklaruar deklaroi trajneri Shpëtim Duro.

Tikveshi me golin e Spahiut (77’), mundi  Vardarin 1-0. Makedonija Gj.P në cilësinë vendasit mundi 3-0 Gostivarin me golat që i shënuan Veliçkovski (7′), Mishevski (81′) dhe Ilievski (91’).

 Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” mundi  2-0 , ekipin Voska Sport me golat  që I shënuan Velkovski (31′) dhe Gando (59′).

 Dje në stadiumin e Çairit, FC Shkupi me golin  e Luan Abazit (69’), mundi ekipin AP Brera  1-0.

 Pas  javës së shtatë tabelën e  kryesojnë Shkëndija dhe Brera me nga  13 pikë, para Sileksit dhe Shkupit që kanë nga 12 pikë.

Rezultatet e xhiros së VII-të

Rabotniçki – Voska Sport   2-0

Bregallnica – Struga Trim Lum 1-3

 Sileksi – Shkëndija 2-1

Makedonija Gj.P – Gostivari  3-0

Tikveshi – Vardari  1-0

FC Shkupi – AP Brera 1-0

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *