“A ishe në vizitë zyrtare apo private kur takove Gruevskin?” – Osmani i përgjigjet Mexhitit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur të parit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit në lidhje me pyetjen se si e ka takuar Gruevskin, që ky i fundit ia bëri disa minuta më parë, shkruan Alsat.

Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Mexhiti, e pyti Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?

Pyetja e Mexhiti vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ky i fundit përgënjeshtroi këto informacione./ Alsat.mk 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *