Pjesa e pestë
Autor: Daut Emini, magjister i ndërtimit
Përgjegjës kryesor në fushën e ndërtimeve janë institucionet e Shtetit
Shteti është strumbullari kryesor rreth të cilit rrotullohen të gjitha shtyllat dhe veprimtaritë e nevojshme për funksionimin normal të tij. Dhe, kjo tregon se shteti është përgjegjës kryesor nëse një segment i veprimtarisë tij dështon. Ndërtimi është një nga segmentet kryesore të financuara nga shteti. Kur kësaj i shtohet se pjesa më e madhe e sektorit të ndërtimit janë investime private, rrezullton se investimet në ndërtim janë të larta në një shtet që synon të kap majet e qeverisjes demokratike sipas parametrave perëndimore.
Pikërisht këto synime të një vendi serioz e bëjnë edhe përgjegjës kryesor atë në sektorin e ndërtimeve. Institucionet e shtetit janë çelësi i suksesit por dhe i deshtimeve në ndërtim. Shteti e ka rrethin e mbyllur në çdo segment të ndërtimit. Dhe nëse një segment i rrethit të shtetit shkëputet, ndërtimi do të jetë i dështuar. Dhe nëse ky segment nuk sanohet shpejt dhe me sukses maksimal, pasojat do të ndihen pikërisht në kohe të tragjedive, në rastin konkret, gjatë termeteve! Kjo sepse çdo segment i shkëputur i shtetit lëshon në mënyrë progresive “matastaza” që e mbulojnë me shpejtësi gjithë sektorin e ndërtimit!
Prandaj, një shtet serioz, pas termeteve, e ka detyrë kushtetuese dhe ligjore të zbulon “segmentin” e dëmtuar të rrethit institucional, dhe pasi të kishte përfunduar me përcaktimin e përgjegjësive dhe gabimeve brenda rrethit institucional, mund të vazhdohet, jashtë rrethit, për të zbuluar “diagnozën” e nevojshme, në mënyrë që të përdoret terapi përkatëse për çdo “metastaze” të lëshuar si pasojë e segmentit të demtuar në rrethin institucional!
Dua të kaloj, nga gjuha profesionale, në gjuhë të kuptueshme për çdo lexues. Deri tani jemi mësuar, pas çdo termeti, të bëhen hetime dhe analiza sipërfaqësore të pasojave nga termeti, dhe si përfundim të dënohen ndoshta më të pafajshmit, sa për të thënë se dikush paska gabuar, ndërsa përgjegjësit dhe fajtorët kryesor kalojnë pa therre në këmbë! Kështu, në fund, hetimi mbyllet si “tragjedi natyrore”! Pra, kjo i bie se “fajtorë është Zoti”l!!
Si rast konkret do analizoj tërmetin në Shqipëri, që ishte shkatërrues për Durrësin dhe rrethinën. Kështu, për të gjitha pasojat nga termeti i Durrësit, vdekjet dhe shkatërrimet e objekteve, përgjegjësia duhet të fillonte nga kryeministri, kuptohet jo vetëm nga kryeministri aktual por sejcili nga kryeministrat për pjesën e vet të ndërtimeve! Përgjegjës kryesor është kryeministri aktual, Edi Rama, sepse shumica e objekteve të rrënuara janë ndërtuar në qeverisjen e tij. Dhe, fajtorë kryesor i shkëputjes se segmentit në rrethin institucional eshte pikerisht i pari i qeverise, sepse ai eshte pergjegjësi parë i rrethit institucional!
Hapi pare i një lideri, si Edi Rama, në nje vend demokratik, do ishte dorëheqja e tij, fillimisht si akt moral, dhe gjatë hetimit të përcaktohet edhe përgjegjësia institucionale! Pas tij, duhet të hetohet gjithe pjesa e segmentit institucional, në pushtetin qendror dhe lokal, prej ku do te dalin emrat konkret si përgjegjës dhe fajtor në zbatimin e obligimeve ligjore, pas përgjegjësit kryesor, kryeministrit të vendit. Dhe pas hetimit të plotë të segmentit institucional, duhet të hetohen të gjithë përgjegjësit e personave fizik dhe juridik që kanë qenë pjesë e ndërtimeve përkatëse! Pergjegjesia e ketyre te fundit do analizohet ne pjesën e gjashtë! de