Kryetari i komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri gjatë vizitës zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, u prit nga ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme në Misionin permanent të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dr. Teuta Agai Demjaha.
Takimet u realizuan me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejnelit, dhe Ambasadorit të paqes, Tahir Shabanit, ku patën mundësi të shpalosin çështje për bashkëpunim ndërkombëtar.