Amnistia dhe ulja e dënimeve me burg për 30 për qind është vetëm një nga mënyrat për uljen e mbipopullimit në burgje, veçanërisht në Idrizovë, dhe është jashtëzakonisht shqetësuese. Për këtë arsye mendojmë se është e mirë ideja që autorët e krimeve me intensitet më të vogël dhe me dënime më të ulëta të mbulohen me amnisti, por ne gjithmonë i theksojmë masat alternative si mënyrë për të kapërcyer problemet me mbipopullimin në burgje, tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi në përgjigje të pyetjes së një gazetari sot në Shtip.
Ai konsideron se mbipopullimi i burgjeve në vetvete sjell probleme të tjera si shëndeti i të burgosurve, kushtet e jetesës atje, problemet me të cilat përballet policia e burgjeve sepse duhet të kujdeset për një numër më të madh të të burgosurve.