Realizimi i fillimit të projektit për ndërtimin e Korridorit 8 bëhet realitet. Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, gjatë ditës së sotme ka shkruar se ka filluar relizimi i këtij projekti historik në vendin tonë që dukshëm do të përmirësojë infrastrukturën rrugore, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidh vendin me rajonin.
“Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10d në Maqedoninë e Veriut po bëhet realitet! Realizojmë projektin historik në infrastrukturën rrugore. Sot kanë vazhduar punimet e konzorciumit Behtel&Enka për ndërtimin e Korridorit 8, përkatësisht të autostradës Gostivar-Bukojçan, që është pjesë e këtij Korridori.
Fillimin e punimeve e shënuam dje me minimin që ndodhi në fshatin Banjicë e Epërme, së bashku me zëvendëskryeministrit të parë Grubi, ministrin e Transportit Boçvarski, amabsadoren e SHBA-së znj.Ageler dhe përfaqësues të konzorciumit Behtel&Enka.
Kjo dëshmon edhe njëherë përcaktimin tonë për ndërtimin e rrugëve moderne dhe të sigurta, rrugë që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e standardit të qytetarëve.
Me realizimin e këtij projekti rrumbullakojmë plotësisht infrastrukturën rrugore evropiane. Ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme, ndërtojmë për një vend më të ndërlidhur, për konkurrencë ekonomike dhe perspektiva të reja për vendin tonë.
Le të jetë me fat!”, ka shkruar në rrjetet social drejtori Rustemi.