Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në Bullgari dhe Turqi. Dy persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në komunën Tsarevo në Bullgari. Hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi u përmbytën dhe u ndërpre energjia për të parandaluar aksidentet. Në kufirin me Turqinë, Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se katër persona rezultojnë të zhdukur pasi përmbytjet e mëdha përfshinë kampin në provincën Kirklareli, pranë kufirit me Bullgarinë. Ai tha se rreth 12 pushues ndodheshin në vend. Ekipet e kërkimit kishin gjetur dy trupa. Në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, shirat e dendur përmbytën rrugët dhe dy shtëpi, duke lënë të paktën dy persona të vdekur, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit. Në Greqinë Qendrore, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë dhe një burrë ka vdekur pasi një mur u shemb për shkak të motit të keq. /Alsat.mk