Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar shpreson për diskutime produktive dhe bashkëpunuese me liderët e qeverisë gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, deklaruan nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në lidhje me kërkesën për koment për reagimin e opozitës para vizitës së Eskobarit në Shkup.
“Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Departamenti i Shtetit.