Deputetët e BDI-së duket se janë optimist që ndryshimet kushtetuese do të kalojnë, përcjell TV21. Deputeti Arben Ziberi thotë se ky është shans historik për vendin.
“Kjo është shans historik, është privilegj për ne që jemi në këtë mandat deputet dhe të shënojmë historinë, të bëjmë hapin e madh drejt BE-së”, tha Ziberi duke mos dashur të komentojë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Deputetja Rina Ajdari tha se opozita duhet të reflektojë dhe të kontribuojë në të ardhmen europiane të vendit.
“Ata vet duhet të reflektojnë. Ka qenë një procedurë e gjatë, proces i gjatë deri sot. kështu që mendoj se duhet të reflektojnë të gjithë”, theksoi Ajdari.