Sauditët thuhet se kanë idenë për të formuar një ligë botërore të futbollit të modeluar sipas ligës elitare amerikane të basketbollit, NBA.
Arabia Saudite ka befasuar të gjithë me investimet e shumta në futboll, duke transferuar disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror.
Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Marcelo Brozovic, Roberto Firmino, Sadio Mane, Fabinho dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga emrat e transferuar.
Kështu, sipas mediumit të njohur Tuttomercato, sauditët kanë idenë për të formuar një ligë botërore të futbollit të modeluar sipas NBA.
Sauditët po mendojnë të formojnë konferenca të ndryshme në mbarë botën si në ligën NBA, ku klubet më të mira do të luanin ‘play-off’. Ata kanë para për këtë dhe UEFA mund të jetë në telashe për shkak të kësaj.