Ndryshimi i emrave të rrugëve, urave, shesheve, bulevardeve dhe shkollave në Tetovë, ende nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes institucionale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami disa herë ka thënë se është duke pritur Kadastrën që të bëjë një studim se ku do të regjistrohen të gjitha rrugët, sepse sipas Kasami, ende ka rrugë që nuk janë të regjistruara në Tetovë.“Në Tetovë kemi një projekt më të gjerë që të gjithë rrugët e Tetovës të emërohen. Edhe njëherë po e përsëris, fatkeqësisht këtu ne presim që një studim që duhet ta bëjë Kadastra e Maqedonisë, të cilin akoma nuk e kemi. Edhe më tutje ka plot rrugë në Tetovë , të cilët nuk janë të regjistruara dhe për të bërë emërimin e tyre, që është obligim i Komunës, duhet të jenë të regjistruara dhe këtë regjistrim e bën Kadastra”, deklaroi Kasami.