BESA: Përse i pengon Albin Kurti, Kovaçevskit, Ahmetit, Mickoskit e Pendarovskit

Lëvizja Besa vlersëson se vizita e Albinit shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, “të
cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Lëvizjes BESA.

Ardhja e Albinit shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të
cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike.

Vallë, cila është arsyeja e vërtetë që ju pengon (Kovacevskit, Mickovskit, Pendarovskit dhe
BDI-së) vizita e kryeministrit të Republikes së Kosovës në Maqedoninë e Veriut?
Arsyeja e vetme e reagimit histerik të institucioneve të shtetit tonë, me dozë etniko-
nacionaliste sidomos ndaj vizitës së një Kryeministri të shtetit fqinj, është e papranueshme dhe
kundër bashkëpunimit për fqinjësi të mirë. Ritheksojmë se rruga e vetme e RMV-së dhe
R.Kosoves është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe përqendrimi në bashkëpunimin
ndërshtetërorë!

Në fakt, frika siç duket është diku tjetër!Qeveria e Maqedonisë (Kovacevski-Ahmeti-
Pendarovski+VMRO) kanë frikë se mobilizimi i Albinizmit, do të zhbëjë shablonet e
bashkëpunimit politik të deritanishëm me ideologji të fshehur komuniste mes Shkupit dhe
Beogradit zyrtar.

Që ta zbërthejmë edhe më shumë këtë tezë, jua rikujtojmë se projekti “Open Ballkan” (një ide e
vjetër Ruse e promovuar në Serbi që për qëllim kishte implementimin në Ballkanin Perendimor)
ka patur si model zbatimin e projektit rus “Ruski Svet” (Bota Ruse), që ishte e ngjashme me atë
te “Srpski Svet” (Bota Serbe).

Ideja e Albin Kurtit për bashkëpunim të intensifikuar fqinjësorë mes Bullgarisë-Maqedonisë,
Shqipërisë dhe Kosovës, ka për qëllim të vetëm:

Neutralizimin apo thënë më saktë luftimin e ndikimit shumë të madh sërb (lexo rus), që gjatë 20
viteve të fundit u rrit në Ballkan, sidomos në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pra, dallimi mes Kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë siç duket është tek vetë
koncepti perendimor kundrejtë ndikimit të konceptit serbo-rus tek ne.

2

Prandaj edhe reagimet janë kaq histerike nga pushtetarët tanë në Maqedoninë e Veriut.
Por, në fakt, ky moment nxjerr në pah diçka tjetër! Gjithmonë kur janë në pyetje shqiptarët,
politika maqedonase (pozitë e opozitë) bëhen njësoj e nuk dallojnë në qëndrime.
Ajo që nuk arrijmë t’i kuptojmë janë partitë shqiptare në qeveri, që aspak nuk dallojnë nga
qëndrimet e partive maqedonase, edhe në momentet kur përbuzen elementet me karakter
kombëtar shqipëtar. Partitë politike shqiptare edhe në këto raste heshtin, vetëm e vetëm mos e
rrezikojnë pozitën e tyre në pushtet.

Alarmi duhet ndezur pikërisht këtu! Pra, faktori shqiptarë në Maqedoni ka nevojë imediate për
hartimin e një Platforme të unifikuar kombëtare, duke qartësuar interesat politike. Nënçmimi
institucional që ushtrohet ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë apo tretë në këtë shtet,
duhet ndaluar njëherë e përgjithmonë. Këto qasje irredentiste të krerëve shtetëror maqedonas
ndaj shqiptarëve, janë antikushtetuese, antidemokratike, antiqytetare dhe përçarëse.
Kjo mënyrë e politik-bërjes institucionale e Maqedonisë, është anti vlerave demokratike dhe
duhet ndaluar urgjentisht, me qëllim që Maqedonia seriozisht të orientojë politikën e saj drejtë
vlerave politike evropiane.

Është për të ardhur keq, që në Maqedoninë e Veriut, e cila pretendon të anëtarësohet në
Unionin Evropian, ende kemi politikanë në krye të institucioneve shtetërore, të cilët vazhdojnë
të ushqehen me idetë irredentiste e komuniste, sikur në kohërat kur garonin se cila parti do ju
bëjë më së shumti dëm shqiptarëve, ajo parti më së shumti duhet të shpërblehet nga populli.
Shteti i Kosoves dhe populli i Kosoves kurre nuk kane penguar apo kontestuar rrugetimin e
zhvillimit të Maqedonise se Veriut, por ishin të tjerët që penguan Maqedoninë, si Serbia qe e
kontestoi kishën pravosllave maqedonase, si Greqia që kontestoi emrin e duke na detyruar ta
ndryshojmë emrin Kushtetues të shtetit, si dhe sot Bullgaria na detyron të ndryshojmë
Kushtetutën për shkak kontestir me identitetin kombëtar maqedonas e historik!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *