Qarkorja e Tetovës fillon të ndërtohet në vjeshtë

Në qarkoren e Tetovës do të ketë një rrugë regjionale nga zona industriale e deri në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës, ku gjerësia do të jetë 6 metra e 60 centimetra, gjatësia e rrugës do të jetë 6.4 kilometra ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë 70 kilometra në orë.

Qarkorja e Tetovës do të fillojë të ndërtohet në muajin shtator, respektivisht kah fundi i muajit shtator. Kjo mund të bëhet realitet nëse në kohë përfundojnë të gjitha procedurat e shpronësimit dhe nuk ka pengesa. Mjetet janë siguruar edhe për procesin e shpronësimit edhe të ndërtimit, kurse për ndërtimin e së njëjtës kanë konkurruar katër kompani. Këtë për Televizionin Koha e ka bërë të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi. “Është në vijim procedura për përzgjedhjen e kompanisë ndërtimore dhe për përzgjedhjen e mbikëqyrësit të qarkores së Tetovës. Është bërë hapja e prokurimit ku ka katër kompani të interesuara dhe kjo është faza në të cilën do të bëhet evaluimi dhe pas përzgjedhjes së kompanisë për ndërtim dhe për përzgjedhjen e mbikëqyrësit, do të fillojë edhe faza tjetër që është mjaft e rëndësishme pra, ndërtimi I qarkores. Janë bërë të gjitha elaboratet për shpronësimin e tokave, është bërë edhe vlerësimi I tokave dhe tani do të duhet të fillojnë procedurat e shpronësimit të tokave dhe shpresojmë kah fundi I shtatorit do të kemi aktivitete ndërtimore në qarkoren e Tetovës”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *