Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 138 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, ndër të cilat 63 masa për tejkalim të shpejtësisë, tri masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq …”, thuhet në njoftimin e MPB-së.