Osmani: Përfundimi i Korridorit 8 do të jetë aspekt shumë i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka prezantuan iniciativën katërpalëshe për lidhjen e përbashkët dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve përgjatë Korridorit 8.Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, kjo platformë politike do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm dhe forcimin e sigurisë së rajonit, e veçanërisht do të ndikojë në perspektivën e BE-së për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga takimi që u mbajt dje në Brindizi të Italisë dolën gjashtë konkluzione për drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Iniciativa 8. Sipas një prej konkluzioneve, Korridori 8 ka vlerë strategjike dhe përfundimi i hekurudhës dhe linjës rrugore, dukshëm do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe në përfshirjen më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së.

“Përfundimi i Korridorit 8 do të jetë aspekt shumë i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo platformë për bashkëpunim mes vendeve tona gjithashtu duhet të përdoret që të përshpejtohet procesi jonë dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Krahas kësaj, pres që integrimi të japë rezultate të prekshme, para së gjithash në dobi të qytetarëve, para anëtarësimit të plotë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ministrat u dakorduan se përveç zhvillimit ekonomik, anëtarësimi në BE është gjithashtu katalizator për tejkalimin e çështjeve bilaterale ose rajonale dhe inkurajimin e pajtimit.

Në kontekstin aktual gjeopolitik, “realizimi i shpejtë i Korridorit 8 mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të zbusë ndikimin malinj të palëve të treta, kërcënimet hibride, dezinformatat dhe migrimin e paligjshëm”, theksohet në një nga konkluzionet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *