Mexhiti: Borxhi ndaj kompanisë për Qendrën e re Klinike, nga 8 ka arritur 20 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti duke folur në “Summer Click” në TV21 për Qendrën e re Klinike tha borxhi ndaj kompanisë italiane për shkëputjen e marrëveshjes për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shkup nga tetë milionë , ka arritur në 20 milionë euro.

“Kemi formuar një organ koordinativ në Qeveri prej të gjitha palëve që janë të prekura. Kemi zgjedhur edhe një shtëpi avokature amerikane, ndër më të mirat. I vetmi qëllim i imi ka qenë që t’u qasemi të gjitha problematikave me seriozitet dhe mos të dëmtohet buxheti i shtetit. Siç e di opinioni, ka qenë një projekt tetë milion euro, tash ka arritur në arbitrazh në Londër procesi gjyqësor ka arritur në 20 milionë, por mund të arrijë edhe më tepër”, tha Mexhiti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *