Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:

Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së.

Nëse nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative.

Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.

Bëse nuk jam shtetas rezident, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetas i Republikës së Serbisë.

Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, dmth se nuk mund të kryejmë blerje-shitje në pronat tona të luajtshme e të paluajtshme, nuk mund të kryejmë veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.

Nëse si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.

Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arri të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *