Mexhiti: Nuk e kemi humbur luftën me BDI-në

“Nuk e kemi humbur luftën, mendoj se jemi në të drejtë”, kështu është shprehur ish nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i cili u largua nga partia dhe themeloi Lëvizje politike, transmeton TV21.

Mexhiti në “SummerClick” në TV21 tha se veprimi i themelimit të partisë vjen ngaqë BDI-ja nuk e pranoi as “formën kreative” të të ashtuquajturit “Grup të zjarrit” – fraksionin brenda BDI-së.

Mexhiti tha se mospranimi i fraksionit, si formë veprimi dëshmoi se BDI-ja ka humbur vlera demokratike dhe nuk respekton mendimin ndryshe.

“Veprimet janë të Gruevskit apo Thaçit, ose një simbiozë e tyre”, tha Mexhiti më tej.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *