Sot promovuam Shkollën Verore për not e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e sportit të notit. Aktivitetet e notit do të zhvillohen në pishinën e qytetit e cila tashmë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive respektivisht notin. Shkolla verore e notit do të jetë në shërbim të nxënësve të klasës së pestë dhe të gjashtë të shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Tetovës.
Duke filluar nga dita e Hënë e deri të Premten, nxënësit do të mund të mësojnë sportin e notit nga trajnuesit profesionist. Pas shumë problemeve dhe vështirësive, pishina tashmë i’u kthye nxënësve dhe fëmijëve të komunës sonë.
Ky ishte edhe një premtim të cilin po e jetësojmë tani. Puna vazhdon. Çdo ditë, për qytetin tonë, për qytetarët tanë!