Moti i lig: “Kaos” në Tearcë, Strumicë, Shtip, Manastir…!

Qendra për Menaxhim me Krizat ka njoftuar për bilancin e motit të lig që mbrëmë kishte përfshirë disa pjesë të vendit, njofton KlanM.

Rajoni i Tetovës, nga ora 19.30 u përfshi nga një mot I lig, me shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erë të fuqishme.

Situatë më e rëndë, sic njofton KlanM, paraqitet në Komunën e Tearcës, përkatësisht në fshatrat Tearcë dhe Neproshten, ku janë denoncuar dëme të mëdha nga përmbytjet nëpër objekte private.

Në vendngjarje mbrëmë kanë dalë ekipe të QMK-së. Është intervenuar me dy automjete dhe katër zjarrfikës por edhe me automjete të QMK-së.

Në vazhdë e sipër është konstatimi I dëmeve dhe evidentimi I tyre nga autoritetet e Komunës.

Nga ora 14.00 deri 14.30, sic njofton KlanM, edhe Shtipi ishte përfshirë nga moti I lig. Janë përmbytur objekte afër lumit Otinja.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në rajonin e Manastirit sikurse rrëshqitja të dheut nëpër rrugë, përmbytje të objekteve dhe shtëpive. Mbrëmë në ora 18.00 ishte mbledhur Shtabi I Krizës i Komunës së Tetovës.

Nga ora 15.30 gjatë ditës së djeshme, sic njofton KlanM,mot I lig ka mbretëruar në Strumicë e që ka zgjatur 1 orë. Raportohet se ka rënë 64 litra shi në një metër katrorë.

Dëme sërish janë regjistruar edhe në Bukoviq dhe Llaskarcë të Komunës së Sarajit./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *