Kovaçevski – Rama: “Procesi i Berlinit” dhe nismat tjera rajonale sigurojnë eurointegrim të shpejtë

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka realizuar një takim kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku në focus të bisedimeve kanë qenë perspektivat dhe përfitimet e Procesit të Berlinit, integrimi në BE, si dhe rëndësia e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve fqinje anëtare të NATO-s, njofton KlanM.

Kryeministrat Kovacevski dhe Rama, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, janë pajtuar se proceset euro-integruese midis dy vendeve dhe përkushtimi janë vendimtare në këto momente të trazirave të madhe gjeopolitike, me qëlllim që vendet të bëhetë anëtare fuqiplotë të BE-së deri më 2030.

Pas takimit kokë më kokë, është mbajtur edhe takimi dypalësh bashkë me delegacionet qeveritare.

Delegacioni I RMV-së, sic njofton KlanM, përbëhej nga Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariciq, Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Ministri I Drejtësisë, Krenar Lloga si dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska.

Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin Niko Peleshi – Ministër I Mbrojtjes, Majlinda Duka – Ministre dhe Negociatorja Kryesore e Shqipërisë si dhe Zv/Sekretarja e Përgjithshme në Qeveri, Elira Kokona

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *