Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve brendapartiake të ditës së sotme në një konferencë për shtyp ka shpallur edhe rezultatet e tyre në 14 degët e BDI-së. I pyetur për Grupin e zjarrit, i cili pasditen sotme i quajti këto zgjedhje një farsë, ai u përgjigj se këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të lira dhe demokratike të mbajtura ndonjëherë deri më sot në BDI. Ai theksoi se edhe atëa, Grupi i zjarrit, kanë qenë të lirë të kandidohen dhe të votojnë si për kryetarë dege, ashtu edhe për anëtarë kryesie.
“Statusi i BDI-së, është i qartë, kongresi i fundit i BDI-së me unanimitet ka votuar që proceset zgjedhore do të kalojnë me standarde të larta, të votojë e gjithë anëtarësia. Këta të zgjedhur janë nga më shumë se 28 mijë votues. Është mirpëritur ky proces sepse janë shtuar të drejtat anëtarëve për të zgjedhur më të mirin. Nuk i mohohet askujt asgjë, të gjithë mund të kandidonin dhe të zgjidhnin për ata që dëshironin”- tha Ahmeti.