Kosova mbetet pa trajner, shkakron Alen Giresin

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Alain Giresse.

“Deri te ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga FFK.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *