Sasi e madhe e armëve dhe municion është gjetur tek një shtetas i Kosovës në Shkup

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Kosovës 37 vjeçar me vendbanim në Kondovë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – prodhim, posedim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 18 qershor, gjatë kontrollit të ushtruar në vendbanimin ku qëndronte, policia zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri dhe municionesh, mes të cilave armë, municione dhe lëndë plasëse të ndaluara për qytetarët.

Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *