Vazhdojnë kërkimet për 3 personat që ranë me veturë në lumin Lepenc

Edhe në mbrëmje vazhdojnë kërkimet për 3 personat e zhdukur ku një veturë BMW me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenec afër fshatit Orman të Shkupit pasditen e sotme pasi është përplasur me një veturë tjetër, njofton MPB.

-“Një person është shpëtuar, ndërsa tre bashkëpasagjerë të tij janë ende në kërkim”, tha MPB.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup-GP ‘Bllacë’ ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ra në lumin Lepenec. Në BMW përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë. “Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër”, shton policia, thuhet në njoftimin e MPB-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *