Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Strugë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell TV21. Ahmeti shkruan se bashkërisht me Kurtin kanë dënuar rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe dhe njëherë kanë kërkuar që Serbia ta përmirësojë këtë gabim. Ahmeti në takim ishte bashkë me zv/kryeministrin Artan Grubi dhe kryediplomatin Bujar Osmani dhe sekretarin e partisë, Faton Ahmeti.