Çështja “Mbappe” është në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar, me pasoja direkte dhe indirekte të lidhura me lamtumirën e tij të menjëhershme nga PSG, me destinacion të mundshëm Real Madridin. Me “Los Blancos” të marrosur pas tij, shkruajnë në Angli, shanset për qëndrimin e sulmuesit Hari Kejnin te Tottenham duket se po rriten.
Në të njëjtën mënyrë, megjithatë, javët e fundit agjentët e qendërsulmuesit anglez kanë pasur tashmë mundësinë të takojnë drejtuesit e PSZH-së. Për lojtarin ka kohë që është interesuar edhe Bajern Munih, si dhe Man. Junajted.
Lamtumira e Karim Benzema ka hapur zyrtarisht procesin e “filtrimit” dhe “gjuetisë” për qendërsulmuesin e ri të Real Madridit. Emri i parë është ai i Hari Kejnit, për të cilin Totenham kërkon jo më pak se 100 milionë euro. Një shifër e konsideruar e tepërt nga Florentino Pérez, i cili do të përpiqet të ulë pretendimet e “Spurs”, pas shpenzimeve të mëdha për të siguruar Belingamin nga Borusia Dortmund, nëse nuk do të anulohet kjo negociatë për t’u marrë me Mbapen.