Kryetari iAleancës për Shqiptarët, Arben taravari në takimin me gazetarët sot tha se ASH po analizon me kujdes situatën e krijuar dhe deri në fund të javës do të mbajmë mbledhje të Kryesisë së partisë, nga ku do të dalim me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake.
Tani për tani, dua të përçoj tre mesazhe.
E para, edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshime kushtetuese. Pra, njëherë përmbyllja e ndryshimeve kushtetuese, e më pas hapja e negociatave.
E dyta, sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së për daljen e partive shqiptare nga qeveria, dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektoraliste. Dhe e treta, ne si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën tonë për heqjen e 20 përqindëshit që mohon identitetin shqiptar dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.
Vlerësoj dhe besoj se tash është momenti që të bëjmë edhe këtë ndryshim tha Taravari në takimin me gazetarët.