Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është drejtuar Qendrës Shtetërore të Provimeve me kërkesë për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze, përcjell TV21. Nga MASH thonë se edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njëjti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur.