Para dy dite, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u prononcua në lidhje me punësimin e Dritan Dautit si shef kabineti në MSHIA, ku ministër është Azir Aliu, përcjell TV21. Taravari tha se Aziri nuk e ka dhëndërr Dautin, dhe deklaroi se “Në qoftë se është burri i motrës, ose i vajzës së Azirit, ose unë ose Aziri japim dorëheqje”. E për këtë sot kanë reaguar nga Alternativa, të cilët kërkojnë dorëheqjen e vet ministrit Azir Aliu ose të kreu të ASH-së, Arben Taravari.