Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, do të merr pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit global në luftën kundër ISIS në Rijad, Arabia Saudite, nën organizimin Sekretarit të shtetit të SHBA, Entoni Blinken dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.
Ministrat e vendeve anëtare të Koalicionit global do të diskutojnë për DAЕSH/ISIS në Irak dhe Siri, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Afganistan, dhe se si grupet e punës ballafaqohen me këto kërcënime.
Në takimin e sivjetmë do të marrin pjesë përfaqësues nga 86 vende nga 5 kontinente, të cilat janë pjesë e Koalicionit.