KRRE-ja publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,80 % në raport me vendimin e datës 29.5.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,571 den/kg dhe do të jetë 39,604 den/kg.
Nga data 6.6.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                  80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98                  82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V)              69,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *