Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu ka realizuar takim me veteranët e arsimit shqip në qytetin e Manastirit. Nuhiu në rrjetet soaciale ka shkruar se Aleancën për shkollën me veteranët e arsimit do ta përforcojmë në interest ë procesit edukativo-arsimor në të gjithë vendin
“Nga Studenicani në Manastirin e shkronjave shqipe me fushatën “ Një jetë në shërbim të mësuesisë”! Aleancën për shkollën me veteranët e arsimit do ta përforcojmë në interest ë procesit edukativo-arsimor në të gjithë vendin!
Bashkë me veteranët e arsimit në Manastir, z. Ali Veliu, z. Mentor Zylali, z. Xhabir Klenja. Z. Menan Iseni, z. Rashit Veliu, z. Agron Mahmuti, z. Ramo Korac dhe z. Xhavit Elezi vlerësuam se nxënësit duhet të rriten në pëllëmbë të mësuesit. Idealizimi i fëmijëve të vazhdojë të bëhet në shkolla dhe padyshim, idealizimi zë vendin e vetë në formimin e brezit të ri!
Bashkë do të punojmë edhe më shumë për brezin e ri!”, ka shkruar zëvendësministri Nuhiu.