Fillon ndërtimi i Korridorit 8, Rustemi: I tërë procesi është i drejt dhe transparent
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në një intervist për TV 24 ka theksuar se të gjitha procedurat për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 d janë respektuar dhe se nuk ka shkelje dhe korrupcion në këtë proces. Ai tha se sot në terren fillojnë punimet për ndërtimin e Korridorit 8, përkatësisht të aksit rrugor Tetovë – Gostivar ashtu siç parashihet më marrëveshjen për ndërtim me konzorciumin Behtel&Enka.
“Jam i bindur se të gjitha ligjet dhe procedurat e nevojshme janë respektuar gjatë zgjedhjes së mbikqyrësit si dhe nënshkrimit të Marrëveshjes me konzorciumin Behtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d në Republikën e Maqedinisë së Veriut dhe në mënyrë transparente është njoftuar opinioni”, ka theksuar drejtoriri Rustemi në një intervist për tv 24.
Drejtori Rustemi mes tjerash potencoi se ky projekt historik do të bëhet realitet dhe se qytetarët do të udhëtojnë në rrugë të sigurta dhe moderne që do të ndikojë gjithashtu në zhvillimin ekonomik të vendit.
Projekti për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d do të kushtojë 1.3 miliard euro, mjete trë siguruara nga buxheti shtetëror. Gjatë punimeve në këto akse rrugore, sipas drejtorit Rustemi, do të inkuadrohen kompani dhe punëtor nga vendi ynë./