Shah: Më 28 maj organizohet tournament “Kampioni i Tetovës”

Më moton “KAMPIONI I TETOVËS“, në organizim  të Klubi i Shahut “Anpasan” – Tetovë, në bashkëpunim me  Shoqatën kulturore “Vizioni M”, dhe me përkrahjen e Komunës së Tetovës, më 28 maj (e diel), do të organizohet  një turnir masiv i shahut, ku do të marrin  pjesë mbi 100 nxënës nga shkollat fillore dhe ato të mesme që gravitojnë në Tetovë dhe rrethinë. Sipas  kryetarit të Klubit të Shahut “Anpasan” Nazmidin Imeri, turniri do të zhvillohet sipas rregullave  të FIDE-s

Loja zgjat  10 minuta për lojtar me një rritje prej 2 sekondash për lëvizje duke filluar nga lëvizja e parë (10’+ 2”).

Të  drejtë pjesëmarrje në këtë  turnir kanë vajzat dhe djemtë që janë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë dhe rrethinë. Ndërsa pjesëmarrësit e turneut do të ndahen në dy grupe dhe ate:

Nxënësit e shkollave  fillore – turneu numër 1 dhe

Nxënësit e shkollat e mesme – turneu numër 2

Turneu  do të zhvillohet sipas sistemit zviceran me 7 raunde dhe do të zbatohen rregullat e FIDE-s për shah rapid (të shpejtë).

Regjistrimi për pjesëmarrje  (mbiemri, emri, emri ishkollës dhe klasa) duhet të dërgohen në Email: 

burak.ismaili.9@gmail.com  dhe  ImeriNazmidinnizam.imeri@gmail.com 

Turneu  fillon në orën 9 e 30 dhe do të zhvillohet sipas orarit të organizatorit. Pjesëmarrja e nxënësve është falas, ndërsa nga ana e organizatorit është siguruar  ushqimi (senduiça) dhe uji

Për lojtarët më të suksesshëm në çdo turne sigurohen kupa, medalje dhe diploma.

Pra  qëllimi i këtij turneu “KAMPIONI I TETOVËS“,është që të zbulohen talent të kësaj loje që tanimë po implementohet edhe  si lëndë në shkollat fillore.

Turneun  do ta mbikqyrin refer profesionist të shahut ndërsa pjesëmarrës pritet të jetë edhe Sasho Bogdanovq  kryetar i Federatës së Shut të Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti; Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *