Në disa vende kushte për breshër”, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira mesatare, nga mesdita jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të breshrit, njoftojnë nga  DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 7 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 25 gradë. 

Në Shkup do të mbajë me diell me vranësira mesatare, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius. 

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, pasdite në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset në nivel lokal do të jenë më intensive në formën e motit të lig, shoqëruar nga shira më intensivë të rrëmbyeshëm, erë e fortë dhe kushte për breshër të izoluar. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *