Ligji, versioni i punës i të cilit është në fazën përfundimtare, është Ligji i parë i pavarur për planifikimin hapësinor në vend, i cili do të përcaktojë qëllimet, parimet dhe rregullat e planifikimit hapësinor, pjesëmarrësit që punojnë në këtë fushë dhe i cili duhet të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm hapësinor përmes përcaktimit të duhur të qëllimit, përdorimit, organizimit dhe rregullimit të hapësirës në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal.
Pas finalizimit të draft-tekstit, që pritet të përfundojë së shpejti, do të zhvillohen konsultime me ekspertë, palë të interesuara dhe publikun e gjerë, përpara se i njëjti të hyjë në një procedurë administrative ligjore për miratimin e tij.