Policia thotë se procesi i betimit të Erden Atiq ka kaluar qetë dhe pa incidente

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

“Është detyrë e Policisë së  Kosovës që të ofrojë siguri, të mbrojë të drejtat themelore të të gjithë personave, të ruajë pronën publike dhe private si dhe t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe ushtrimin
e të drejtave të gjithë personave pa dallim.Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së
drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *