Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje në qoftë se deri në nëntor nuk realizohen ndryshimet kushtetuese që nevojiten për hapjen e kapitujve në bisedimet për anëtarësim të vendit në BE, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se ndryshimet kushtetuese janë obligim i çdo faktori politik e shoqërorë.
“Nuk mendoj sepse Qeveria ka kompetencat e saj rreth drejtimit të shteti. Detyrim për ndryshimet kushtetuese është shumica prej 2/3. Kjo nuk është detyrim vetëm i Qeverisë, por i të gjithë faktorëve politik dhe shoqërorë në shtet, është obligim i çdo deputeti, që të merr vendim për të ardhmen e qytetarëve sepse qytetarët tanë duan dhe meritojnë ardhmëri europiane”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv