Kurti bisedon me Cholletin para raportimit në Senat, flasin edhe për betimin e kryetarëve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.S

ipas njoftimit të Qeverisë, Chollet dhe Kurti ndër të tjera kanë biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve.

Po ashtu, kanë folur edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *