MPB me detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen në Demir Kapi

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin e vrasjes dhe vetvrrasjes në Demir Kapi, përcjellë Klan M. Bëhet fjalë për M. K. 72 vjeçar dhe B.M 34 vjeçar. Ende nuk dihet shkaqet e vrasjes ndërsa prokuori ende është në terren dhe po bën hetimin e rastit.

“Sot (16.05.2023) në orën 06:50 në policinë Demir Kapi është raportuar se B.M.(34) dhe M.K.(72), të dy nga Demir Kapija në shtëpitë e tyre janë gjetur të plagosur me armë zjarri . Vdekjen e ka konstatuar mjekët nga Ndihma e shpejtë. Në vendin e ngjarjes prokurori publik ende po bënë hetimin se si ka ardhur deri te vrrasja” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *