Rustemi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10d do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit

Drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi ka theksuar se ndërtimi i dy korridoreve, Korridorit 8 dhe 10d, është me rëndësi të madhe për vendin tonë, paraqet mundësi për një lidhje më të mirë dhe të plotë me rajonin dhe Evropën, gjegjësisht mundësi për konkurencë dhe zhvillim ekonomik. Ai ne rrjetet sociale ka shkruar se per afer 4.7 vjet do të ndërtohen afer 110 km autostrad.

“Vazhdojmë investimet në infrastrukturën rrugore. Sot, së bashku me Kryeministrin Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e Parë Grubi, ministrin e Transportit Boçvarski, ministrin e Financave Besimi, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, Ambasadës së Turqisë dhe përfaqësues të konzorciumit Behtel-Enka vendosëm gurëthemelin për ndërtimin e Korridorit 10 d, në gjatësi prej 39,3 km që do të lidh dy qendrat e Pellagonisë, qytetin e Manastirit dhe Prilepit.

Ndërtimi i dy korridoreve, Korridorit 8 dhe 10d, është me rëndësi të madhe për vendin tonë, paraqet mundësi për një lidhje më të mirë dhe të plotë me rajonin dhe Evropën, gjegjësisht mundësi për konkurencë dhe zhvillim ekonomik.

Gjatë 4,7 viteve të ardhshme do të ndërtohen gjithsej 110 km autostradë, me çrast çdo vit është paraparë të ndërtohen nga 23 kilometra rrugë të reja. Kjo do të thotë hapje e 8.000 vendeve të reja të punës dhe rritje të Prodhimit të Brendshëm Vendor për 2% në 5 vitete e ardhshme.

Na priftë e mbara!

Ndërtojmë për gjeneratat e reja!”, ka shkruar nw rrjetet sociale drejtori Rustemi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *