Sekretari shtetror Nebi Rexhepi përfaqeson Maqedonine e Veriut në Turqi

Në organizim të Ambasadës së Republikës Maqedonisë Veriut në Ankara, Turqi dhe në bashkëpunim me Dhomën Industriale të Ankarasë u mbajt ngjarje promovuese në temë “Republic of North Macedonia Country Day” ku mori pjesë sekretari shtetëror në MMJPH z.Nebi Rexhepi.

Sekretari shtetëror z.Rexhepi në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmive theksoi se Republika e Turqisë është një vend i madh dhe i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Të gjitha llojet e partneriteteve, bashkëpunimit ekonomik investimet në sektorë të caktuar, veçanarisht në projektet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit janë të mirëseardhura nga ana e Qeverisë Republikës Maqedonisë së Veriut.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ambasadori i RMV-së shkelqësia e tij,Jovan Manasijevski, kryetari i Dhomës Industriale të Ankarasë z.Seyit Ardiç dhe përfaqësues të më shumë se 60 operatorëve të ndryshëm ekonomik anëtare të Dhomës Industriale të Ankarasë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *