Interi ka shënuar fitore të madhe ndaj Milani me rezultat 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Interin që shënoi që në start.Zhvillohej minuta e tetë, kur Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit të Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.
Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.
Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.